Spanja ndalon jahtin e oligarkut rus të afërt me Putin (fotot)

04/04/2022 20:10

Garda Civile spanjolle publikonte sot imazhet e sekuestrimit me urdhër të SHBA, të një jahti në pronësi të një oligarku i lidhur me presidentin rus Vladimir Putin.

Mjeti detar me vlerë më shumë se 90 milionë euro i përket milionerit rus Viktor Vekselberg, drejtues i Renova Group, i cili nuk është ende në listën e të sanksionuarve.

Jahti 78-metra i gjatë i quajtur Tango u bastis në portin mesdhetar të Palma de Mallorca nga policia spanjolle në koordinim me autoritetet e SHBA, tha garda spanjolle.

Kompania Renova ka qenë në listën e sanksioneve kundër Rusisë që prej vitit 2018 si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit kundër sulmeve të Moskës ndaj “demokracive perëndimore”.

Ata thanë se Vekselberg nuk është “për momentin” pjesë e sanksioneve të BE, por është nën hetim.

Autoritetet në Evropë e SHBA kanë sekuestruar disa jahte të lidhur me biznesmenë të fuqishëm rusë, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës.

FOTO GALERI
2/5
Mjeti detar me vlerë më shumë se 90 milionë euro i përket milionerit rus Viktor Vekselberg, drejtues i Renova Group

Top Channel