Yamal në gjueti për rekordet e rivalit të madh, ylli i Barcelonës synon një tjetër rekord të Mbappe në Champions League 12/10 07:42
Berat Gjimshiti e filloi si titullar takimin Atalanta-Napoli (1-3), por ndeshja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare zgjati vetëm 63 minuta.
29-vjeçari pësoi një dëmtim dhe trajneri i ekipit zikaltër u detyrua ta zëvendësonte me danezin Joakim Maehle.
Gjimshiti, i cili debutoi në Serie A pikërisht ndaj Napolit (2 maj 2016), u dëmtua në shpatull. “Nuk mendoj se do ta kemi të gatshëm Beratin për sfidën e së enjtes, atij i doli shpatulla”, deklaroi pas ndeshjes Gian Piero Gasperini.
Atalanta luan të enjten sfidën e parë çerekfinale të Europa League përballë Leipzigut. Dueli kundër nënkampionëve të Gjermanisë do të zhvillohet në “Red Bull Arena” (7 prill), ndërsa dueli i kthimit në Itali më 14 prill.
Top Channel
Yamal në gjueti për rekordet e rivalit të madh, ylli i Barcelonës synon një tjetër rekord të Mbappe në Champions League