Luani me krifën impresonuese duket sikur sapo ka dalë nga salloni i flokëve mes dëborës (fotot)

04/04/2022 15:17

Një luan i fotografuar së fundmi i ka dhënë një tjetër kuptim “pasarelës” së botës së egër, teksa krifa e tij madhështore valëvitej nga era në panoramën e bardhë të dëborës.

Felini fotozhenik i quajtur Tom, pozonte me ‘flokët’ e tij të gjatë mes degëve të pishave.

Më pas luani pesëvjeçar përkëdhelje me trungjet e pemëve, teksa kapte disa rreze dielli në xhunglën e tij, që në këtë rast ishte rezervati zoologjik Na Hrádečku në Republikën Çeke.

Imazhet e mrekullueshme u morën nga fotografi amator Robert Grim, nga Praga.

Ai tha se krijesa, e cila është shpëtuar nga kujdestaria ilegale, tani mund të bredhë i qetë në hapësirën e madhe të kopshtit zoologjik madje dukej sikur sapo kishte dalë nga një sallon i kurimit të flokëve.

Grim tha: “Emri i luanit është Tom dhe duket sikur sapo ka dalë nga salloni i bukurisë”.

“Tom dhe vëllai i tij Leo janë shpëtuar nga një mjedis i dëmshëm ilegal, por tani në këtë park kanë të gjithë hapësirën e nevojshme dhe po ia kalojnë shumë mirë”.

Dyshja e luanëve janë gjithashtu të njohur në rrjetet sociale. Në vitin 2020 në Ditën Botërore të Luanëve më 10 gusht, Zoopark Na Hrádečku i shpërblyen Tom e Leo me lodra që kishin mish të fshehur në to.

Në faqen e tyre të internetit Zoopark Na Hrádečku thotë se merr pjesë në projekte bashkëpunimi me kopshte të tjera zoologjike të Evropës.

FOTO GALERI
2/3
Më pas luani pesëvjeçar përkëdhelje me trungjet e pemëve, teksa kapte disa rreze dielli në xhunglën e tij

Top Channel