Vrasësi famëkeq i mafias së New York arratiset nga burgu në moshën 64 vjeçare (fotot)

02/04/2022 21:24

Dominic Taddeo vrasësi me pagesë i viteve 1980-të i dënuar në 1992, është arratisur nga burgu pasi ishte transferuar në një impjant të sigurisë së mesme.

64 vjeçari Taddeo ishte dënuar me 54 vjet burg në të paktën tre vrasje të kryera në New York, SHBA.

Kohët e fundit ai ishte transferuar në Coleman, Florida, pasi pritej të lirohej pas një viti.

Të dhënat tregojnë se ish-vrasësi 64-vjecar kishte shkuar në një takim me leje më 28 mars  nga i cili nuk u kthye kurrë, megjithse ishte pranë lirimit, shkruan e përditshmja Democrat & Chronicle.

Kjo raportohet se është hera e dytë që ai i shpëton autoriteteve pas arratisjes nga liria me kusht në vitin 1987 kur mbeti për dy vjet në arrati.

Por Taddeo raportohet se kishte të dhëna të pastra dhe kishte vijuar arsimimin e tij në burg, ndërsa në 2021 kishte aplikuar pa sukses për lirim me argumente moshe e shëndeti.

Ish-ekzekutuesi i mafias ishte kapur për vrasjet e tre njerëzve dhe dy tentativa të dështuara. Akuzat ndaj tij përfshijnë vrasjet e Nicholas Mastrodonato, Gerald Pelusio, e Dino Tortatice në vitet 1982 deri në 1983.

Ai gjithashtu kishte tentuar dy herë të vriste shefin e bandës mafioze Thomas Marotta.

Marotta ishte qëlluar gjashtë herë në tentativën e parë dhe tre herë në tentativën e dytë, por kishte mbijetuar.

FOTO GALERI
2/4
64 vjeçari Taddeo ishte dënuar me 54 vjet burg në të paktën tre vrasje të kryera në New York

Top Channel