Polici britanik dërgohet në qeli pasi kapet ‘në intimitet me veten’ në park (video-fotot)

02/04/2022 16:32

Një oficer policie në detyrë është arrestuar në Britani si i dyshuar me shkelje të moralit publik pasi ishte xhiruar duke kryer një akt seksual në stolin e një parku.

Policia e Londrës Metropolitan Police tha se ishte ‘absolutisht e tmerruar dhe e trishtuar’ nga incidenti, i cili u njoftua nga anëtarët e publikuar rreth mesditës së të mërkurës.

Oficeri i mbështetjes së komunitetit, i komandës së Rrugëve dhe Transportit, është dërguar në paraburgim.

Në një video që është bërë tashmë virale në rrjetet sociale polici shihet i ulur në një stol jeshil të parkut me uniformën e tij, që besohet të jetë diku në jug të Londrës.

Ai më pas kontrollon pas shpatullave nëse dikush po e shikon, para se të nisë të shohë diçka në celularin e tij dhe të kryejë aktin seksual.

Incidenti u filmua nga një anëtar i publikut i cili fillimisht i foli oficerit për t’i tërhequr vërejtje për veprimet dhe më pas mori numrin e tij të identifikimit për të ndjekur çështjen.

Policia tha se hetuesit kishin punuar gjatë natës për të identifikuar oficerin, i cili ishte arrestuar mëngjesin e ardhshëm.

Komandanti Kyle Gordon, tha: “E kuptoj se të gjithë janë shokuar nga kjo video, edhe ne jemi të shokuar dhe të trishtuar nga incidente si ky, pasi jemi njerëz dhe staf i njerëzishëm. Gjëra si këto bien ndesh me gjithçka ne përfaqësojmë”.

Gordon shtoi se hetuesit po përpiqen të kufizojnë detajet që shpërndahen me publikun dhe se do të japë të tjera informacione në fazat më të rëndësishme të hetimit .

FOTO GALERI
2/3
Incidenti u filmua nga një anëtar i publikut i cili fillimisht i foli oficerit për t’i tërhequr vërejtje për veprimet dhe më pas mori numrin e tij të identifikimit

Top Channel