Pas ngurrimit, Washingtoni vendosi: New York Times thotë se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë tanke në Ukrainë, e me shumë gjasë, ato do të blihen në vendet lindore në mënyrë që të jenë modele të ngjashme me ato të përdorura prej ukrainasve, pra, më e lehtë për tu manovruar prej tyre.
NATO-ja e mbështet dërgimin e armëve për Zeleskyn, në mënyrë që të mund të konsolidojë pozicionin e vendit të tij dhe të forcojë kundërofensivën. Rimarrja e disa zonave pranë Kievit e Chernihivit, por edhe të tjerave në jug , i ka shtyrë analistët ushtarakë të mendojnë se ukrainasit, që përkundër të gjithë parashikimeve i kanë rezistuar furisë së Moskës për më shumë se një muaj, mund të avancojnë ndjeshëm.
Mbërritja e tankeve për Ukrainën mund të sinjalizojë një fazë të re të luftës, tashmë në javën e pestë, e cila është dominuar deri tani nga sulme ajrore ruse e bombardime të pamëshirshme mbi qytetet e mëdha, siç është Mariupoli i kthyer në gërmadhë.
Zelensky i kërkoi të dielën NATO-s tanke dhe avionë, përpos pajisjeve antitank dhe antiajrore që i janë dërguar tashmë Ukrainës nga perëndimi. Deri tani, administrata e Bidenit ishte fokusuar tek armët e lehta, që mund ta transportohen pa vështirësi, por tashmë përcaktimi i defensivës për palën ukrainase po bëhet më elastik, thotë NYT, ndërsa Rusia ka shkatërruar një sërë tankesh ukrainase.
Top Channel