Mumbai mirëpret vitin e ri Hindu me këngë, vallëzime e kostume tradicionale (fotot)

02/04/2022 20:34

Turma të mëdha ishin mbledhur sot në rrugët e Mumbai për paradën tradicionale që shënon Vitin e Ri në shtetin perëndimor Marashtra.

Gra në motoçikleta, këngëtarë e kërcimtarë, morën pjesë në paradën e Indisë perëndimore për ditën e parë të vitit të ri vendas.

Parada e njohur si “Gudi Padva” celebrohet nga komunitetet Marathi e Konkani në nder të Lordit Brahma, krijuesit të universit, sipas besimit Hindu.

Dita shënon gjithashtu ardhjen e pranverës dhe shoqërohet me lutje dhe dekorime të shtëpive me lule dhe vizatime shumëngjyrëshe artistike.

“Ne zgjohemi në mëngjes në ditën e parë të vitit, celebrojmë duke nisur lutjet e më pas me paradën në qytet”, thotë një studente e intervistuar.

“Ne jemi nga Marashtra dhe e festojmë vitin e ri. Është si një miting dhe të gjithë jemi zbukuruar me stil kulturor, me kostume tradicionale”, shton ajo.

FOTO GALERI
6/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA