Tre policë qëllohen me armë në SHBA, një i vdekur, 2 të plagosur (fotot)

01/04/2022 18:21

Oficeri që ndërroi jetë ishte një muaj larg pensionit, pas katër dekadash shërbimi.

Një lejtnaant i policisë së Pennsylvania, SHBA u qëllua sot për vdekje, një muaj larg daljes në pension, kur një burrë që kërkonte të hynte në shtëpinë e familjarëve, hapi zjarr ndaj oficerëve që erdhën në vendngjarje.

Oficeri i vjeter i qytezës së Lebanon, William Lebo dhe tre kolegë të tij u pritën menjëherë me zjarr kur hynë në rrugën Forest Street.

Dy oficerët e plagosur mbeten në spital, ndërsa i dyshuari, 34-vjeçari Travis Shaud vendas i qytezës, u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Shaud kishte precedentë të dhunës shtëpiake si dhe probleme të shëndetit mendor, sipas autoriteteve.

“Familja që njoftoi policinë tentoi të ndërhynte, të jepte ndihmë, por hasën rezistencën e tij të ashpër,” thanë autoritetet.

Shaud jetonte më parë në shtëpinë në fjalë por ishte larguar prej disa vitesh.

Kryebashkiakja e Lebanon, Sherry Capello tha se oficerët e plagosur janë Ryan Adams, 34 vjeç, Derek Underkoffler, 32. Ndërsa viktima Lebo kishte planifikuar të dilte në pension më 1 maj pas 40 vjet shërbimi me departamentin.

Një anëtar i familjes kishte vërejtur pas kthimit nga puna që Shaud kishte thyer pjesën e pasme të banesës dhe njoftoi policinë.

Policët që erdhën u pritën me zjarrin e menjëherëshëm të Shaud i cili u vra pas kthimit të zjarrit nga oficerët.

“Sic mund ta imagjinoni është një event traumatik,” tha kreu i policisë së Lebanon, Todd Breiner. “Djemtë tanë janë të fortë, por gjithsesi njerëzorë, me familje.”

“Incidenti është ende nën hetim dhe detajet do të jepen sapo të mbyllet. Për momentin jemi të fokusuar në mirëqenien e të plagosurve”, thanë autoritetet pa dhënë më shumë detaje.

FOTO GALERI
3/3
I dyshuari, 34-vjeçari Travis Shaud vendas i qytezës, u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA