Të shtunën, Tirana-Kukësi. Dinamo pret Egnatian, rrezikon daljen nga kategoria

01/04/2022 15:40

Rikthehet në këtë fundjavë Abissnet Superiore me javën e saj të 27 që është edhe java përmbyllëse e fazës së tretë të këtij sezoni.

Tirana kryesuese e kampionatit dhe thuajse e pakapshme nga ndjekëset pasi është 13 pikë larg Laçit të vendin e dytë. Të shtunën bardheblutë do të duhet të përballen me Kukësin, me të cilët ndan rivalitetin e vendit të parë për thuajse gjysmën e këtij kampionati.

Orges Shehi, trajneri i Tiranës: Për pikët ne kemi një vazhdimësi të mirë, një ekuilibër në të treja fazat. Nesër mbaron faza e tretë. Për çdo fazë kemi mundur të marrim nga 20 pikë, ndërsa tani në fazën e tretë jemi me 19 për momentin. Kërkojmë gjithmonë që mos të kemi limite, të përmirësohemi. Duam vazhdimësi, sepse statistikat janë gjë tjetër, por e rëndësishme është për ne që ndeshje pas ndeshje të grumbullojmë sa më shumë pikë.

Kukësit aktualisht është në vendin e 3, 3 pikë më pak se Laçi i vendit të dytë dhe synimi mbetet zona europiane nëpërmjet kampionatit duke qenë që është eliminuar nga kupa e Shqipërisë.

Ndërkaq surpriza e hidhur e këtij sezoni duket të jetë Dinamo, e rikthyer pas shumë vitesh në Superiore dhe rrezikon rënien sërish. Në këtë javë ata do të përballen e Egnatian, rivalen e drejtpërdrejtë për zonën e ftohtë

Rodolfo Vanoli, trajner i Dinamos: Jemi të vetëdijshëm që kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme për kampionati, por nuk do të jetë ndeshja deçizive sepse ka ende shumë pikë dhe sfida në dispozicion. Në ndeshjen ndaj Tiranë, djemtë kanë bërë një paraqitje pozitive, nëse mbajmë këtë ritëm dhe mentalitet, mund të bëjmë gjëra të mëdha.

Veç Tiranës dhe Kukësit dhe Dinamos Egnatia, kjo javë do të vijojë ditën e diel me ndeshjen Teuta-Skëndërbeu dhe me dy sfida të tjera ditën e hënë që do të mbyllin javën. Të gjitha këto takime do t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel