Alarmet e rreme për bomba, grupi ekstremist rus dyshohet pas kërcënimeve në mbi 27 fluturime në Europë
Kili ka hapur sot një padi ndaj Bolivisë në gjykatën më të lartë të OKB për lumin e pretenduar nga të dyja vendet, në serinë më të fundit të konfliktit mes fqinjëve.
Pretendimi i Bolivisë që Kili të paguajë për ujin e saj është quajtur “absurd” nga Santiago, sipas padisë së ngritur në gjykatën e Hagës.
Kili kërkon që gjykata të shpallet me të drejta të barabarta për lumin Silala, i cili rrjedh nga Bolivia “në një kurs ndërkombëtar uji”.Santiago thotë se pretendimet e saj për ujin janë mohuar nga Bolivia që prej vitit 1999.
Edhe në 2016 ata çuan vendin fqinjë në gjykatën ndërkombëtare të Hagës, e cila është ngritur pas Luftës II Botërore për debatet mes vendeve.
Mes përplasjeve të zgjatura ligjore, edhe Bolivia paditi Kilin duke kërkuar që gjykata të vendosë “sovranitetin … për rrjedhën e ujërave të Silala që prodhohen në territorin e saj”.
Ish-presidenti bolivian Evo Morales ka kërkuar më parë të shfrytëzojë cështjen e ujit në menyrë që Bolivia të rifitojë aksesin në oqeanin Paqësor.
La Paz e humbi te drejtën pas disfatës ndaj Kilit në luftën e shekullit të 19-të.
Në vitin 2018 gjykata refuzoi kërkesën e Bolivisë për dalje në det duke thënë se “nuk detyrohej ligjërisht të negocjnte diçka të tillë”.
Asokohe Morales kërcënoi të reduktonte rrjedhën e Silala drejt shkretëtirës kilene të Atacama dhe të vendoste tarifa për përdorim.
Marrëdhëniet mes vendeve mbeten të tensionuara.
Top Channel