Kili padit Bolivinë në Gjykatën e OKB për ujin e lumit të kontestuar (fotot)

01/04/2022 20:05

Kili ka hapur sot një padi ndaj Bolivisë në gjykatën më të lartë të OKB për lumin e pretenduar nga të dyja vendet, në serinë më të fundit të konfliktit mes fqinjëve.

Pretendimi i Bolivisë që Kili të paguajë për ujin e saj është quajtur “absurd” nga Santiago, sipas padisë së ngritur në gjykatën e Hagës.

Kili kërkon që gjykata të shpallet me të drejta të barabarta për lumin Silala, i cili rrjedh nga Bolivia “në një kurs ndërkombëtar uji”.Santiago thotë se pretendimet e saj për ujin janë mohuar nga Bolivia që prej vitit 1999.

Edhe në 2016 ata çuan vendin fqinjë në gjykatën ndërkombëtare të Hagës, e cila është ngritur pas Luftës II Botërore për debatet mes vendeve.

Mes përplasjeve të zgjatura ligjore, edhe Bolivia paditi Kilin duke kërkuar që gjykata të vendosë “sovranitetin … për rrjedhën e ujërave të Silala që prodhohen në territorin e saj”.

Ish-presidenti bolivian Evo Morales ka kërkuar më parë të shfrytëzojë cështjen e ujit në menyrë që Bolivia të rifitojë aksesin në oqeanin Paqësor.

La Paz  e humbi te drejtën pas disfatës ndaj Kilit në  luftën e shekullit të 19-të.
Në vitin 2018 gjykata refuzoi kërkesën e Bolivisë për dalje në det duke thënë se “nuk detyrohej ligjërisht të negocjnte diçka të tillë”.

Asokohe Morales kërcënoi të reduktonte rrjedhën e Silala drejt shkretëtirës kilene të Atacama dhe të vendoste tarifa për përdorim.
Marrëdhëniet mes vendeve mbeten të tensionuara.

FOTO GALERI
1/6
Bolivia kerkon dalje ne det ne kembim te lirimit ujit

Top Channel