Gruaja vret partnerin, paguan hapjen e gropës për të varrosur trupin (fotot)

01/04/2022 17:52

Çifti ishin pronarë të një picerie në zonën urbane

Një grua nga Bucks County në Pensilvani të SHBA, ka vrarë me armë bashkëjetuesin e saj, mbajti trupin e tij për më shumë se një javë në frigorifer dhe më pas pagoi dikë për të hapur një gropë në kopshtin e saj për ta varrosur, sipas policisë vendase.

48 vjeçarja Anna Maria Tolomello, akuzohet për vrasjen e Giovanni Gallina, i përshkruar në dokumente si bashkëjetuesi i saj i ligjshem. Gruaja pranoi se qëlloi 65 vjeçarin Gallina, në kokë më 16 mars, dhe se mbajti trupin e tij të mbështjellë me plastikë në dhomën e saj të gjumit në komunitetin Hilltown Township, sipas dokumenteve.

Çifti menaxhonin picerinë Pina’s Pizzeria në qytezën Chalfont.

Policia u vu në dijeni të zhdukjes së Gallina në fillim të javës pasi djali i tij që jeton në Itali ankohej se nuk mund të kontaktonte me të.

Ai u tha autoriteteve se Tolomello i kishte thënë se Gallina ishte larguar për punë por nuk specifikonte se ku apo sa do të qëndronte, prandaj nisi të dyshonte.

Edhe punonjësit e picerisë thonin se nuk kishin parë Gallina “prej disa kohësh,” sipas dokumenteve.

Por të enjten një dëshmitar vullnetar i tregoi autoriteteve se i kishte dërguar një mesazh Tolomello, partnerja e të zhdukurit ku i kërkonte të gërmonte një gropë në rrugën pranë shtëpisë së tyre pasi “dëshironte të varroste disa gjëra”.

Pas njoftimit të policisë, person shkoi në shtëpinë e Tolomello dhe gërmoi gropën, për të cilën gruaja e pagoi $350 para në dorë.

Pas paraqitjes së policisë në pronën e gruas me një mandat kontrolli, Tolomello pranoi shpejt se e kishte qëlluar për vdekje partnerin e saj “për vetëmbrojtje”, thuhet në dokumentet e gjyqit.

Ajo tha se e kishte qëlluar Gallina teksa ai kërkonte ta mbyste në krevat, dhe më pas ishte përpjekur të fshihte gjurmët e krimit.

Gjyqi nis muajin që vjen.

FOTO GALERI
1/6
48 vjeçarja Anna Maria Tolomello, akuzohet për vrasjen e Giovanni Gallina, i përshkruar në dokumente si bashkëjetuesi i saj i ligjshem.

Top Channel