Sylvester Stallone thotë ‘po lutem’ për Bruce Willis pas diagnozës së sëmundjes mendore, megjithë konfliktin (fotot)

31/03/2022 18:26

Aktori amerikan Sylvester Stallone ka thënë sot se “mban në lutjet e tij” kolegun Bruce Willis pas diagnostikimit me afazi.

Ylli i serialit “Rocky” postonte foto të tij me Willis në rrjetet sociale dhe i shkruante një mesazh familjes së aktorit të “Die Hard”, edhe pse më herët të dy ishin përfshirë në një konflikt publik.

“Ne nuk jemi njohur dje, lutem për të mirën tënde dhe të familjes tënde të mrekullueshme …,” shkruante mes të tjerash Stallone.

75 vjeçari Stallone dhe 67 vjeçari Willis, kishin luajtur së bashku në një riprodhim të filmit të aksionit “The Expendables” e “The Expendables 2”. Willis do të kishte pasur një rol dhe në serinë e tij të tretë por ishte larguar pas negocjatave financiare nga ku lindi dhe konflikti i sipërpërmendur, sipas rrjetit Page Six.

Willis besohet se i ishin ofruar $3 milionë për katër ditë punë, por ai dëshironte  $4 milionë. Prandaj Stallone kishte shkruar më pas në 2013 se “do ta zëvendësonte Willis me aktorin Harrison Ford (80 vjeçari i serialit Indiana Jones).

Vetë Willis më vonë justifikonte largimin e tij me arsye kreative dhe jo për pagesën, edhe pse kishte pranuar më parë se i pëlqente “të fitonte shumë para.”

Dy aktorët ishin pajtuar një vit më vonë, teksa Stallone konfirmonte lajmin në rrjetet sociale.

“Jam pajtuar me BRUCE W,” shkruante ai nëntor 2014. “Një djalë i veçantë, faji ishte i imi….”

Familja e Willis njoftoi dje se nuk mund të aktronte më si rezultat i prekjes nga sëmundja degjenerative mendore e afazisë, e cila dëmton qëndrat e të folurit dhe të komunikimit të trurit.

FOTO GALERI
2/3
75 vjeçari Stallone dhe 67 vjeçari Willis, kishin luajtur së bashku në një riprodhim të filmit të aksionit “The Expendables”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA