Parlamenti i Tunizisë ishte sot i rrethuar me tela me gjemba një ditë pasi presidenti Kais Saied urdhëroi shpërndarjen e tij dhe zgjatjen e gjendjes tetë-mujore të emergjencës.
Saied tha dje në këshillin kombëtar të sigurimit, se do të ndjekë penalisht deputetët që votuan online kundër masave të jashtëzakonshme të marra vitin e kaluar prej tij.
Ai denonconte lëvizjen e parlamentit si “grusht shteti” dukej thënë se ata që kishin votuar kishin tradhtuar kombin prandaj do të ndiqeshin penalisht.
Presidenti i zgjedhur në vitin 2019 mes trazirave publike, më 25 korrik të vitit të shkuar shkarkoi qeverinë dhe i dha vetes fuqi të shtuara politike.
Ai vendosi të aprovonte ligje me dekretet e tij dhe të merrte kontrollin e sistemit gjyqësor në atë që opozita quante shkatërrim i demokracisë.
Fillimisht lëvizjet e Saied u mirëpritën nga tunizianët por kritikët thonë se masat çojnë vendin drejt autokracisë.
Saied thotë se kushtetuta e vitit 2014 e vendit afrikano-verior i lejon të marrë ‘masa të jashtëzakonshme’.
Top Channel