Ukraina godet me dronë platformat nafte ruse në Detin Kaspik, ndërpritet prodhimi në dy rafineri
Ukraina reagoi me skepticizëm ndaj premtimit të Rusisë gjatë negociatave për të reduktuar operacionet ushtarake rreth Kievit dhe Chernihiv.
Një tërheqje e trupave ruse atje nuk i bindi as disa vende perëndimore që thonë se me shumë gjasë, Moska do ta intensifikojë ofensivën ë esaj në pjesë të tjera të vendit..
Me qëllim rritjen e besimit të ndërsjellë, krijimin e kushteve të nevojshme për negociata të mëtejshme dhe në fund, nënshkrimin e një marrëveshjeje, u mor vendimi të zvogëlohen rrënjësisht aktivitetet ushtarake në këto dy qytete, pohoi zëvendësministri rus i Mbrojtjes Aleksandër Fomin.
Ai nuk përmendi ndërkohë zonat e tjera që kanë pasur luftime të ashpra, duke përfshirë ato rreth Mariupolit në juglindje, Sumy dhe Kharkiv në lindje dhe Kherson e Mykolaiv në jug, ku një ditë më parë nga sulmet me raketa mbetën të vrarë disa civilë. Presidenti Volodymir Zelensky u shfaq mosbesues ndaj lëvizjeve të palës tjetër.
Zelensky: Ukrainasit nuk janë njerëz naivë. Ata kanë nxjerrë mësime këtyre 34 ditëve pushtimi e gjatë tetë viteve të fundit të luftës në Donbass. E dijnë se e vetmja gjë të cilës mund t`i besojnë është një rezultat konkret.
Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase tha se premtimi i Rusisë për të kufizuar operacionet ushtarake në disa zona mund të jetë ndoshta “edhe një rotacion i disa njësive ushtarake dhe synim është të mashtrojë”. Edhe pse Moska nisi të largojë një numër trupash nga pozicionet rreth Kievit, Pentagoni gjithashtu paralajmëroi se situata mbetet e rrezikshme.
“Kjo nuk do të thotë se kërcënimi ndaj Kievit ka marrë fund”, u shpreh zëdhënësi i tij, John Kirby, i cili shtoi se 10 avionë amerikanë F-18 dhe më shumë se 200 trupa janë dislokuar Lituani një vend anëtar i NATO-s dhe fqinj me Rusinë dhe se trupat amerikane në Poloni po ndërveprojnë me forcat ukrainase duke u dorëzuar armët.
Top Channel