Menaxheri i Era Istrefit Hajriz Bajrami, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Goca dhe Gra’, ku ka folur rreth prurjes më të re që Era do të bëjë në treg.

Ai tregon ekskluzivisht në ‘Top Channel’ pamje nga videoklipi dhe njofton që kënga do të jetë në shqip dhe do të quhet ‘Bebe’. Ndër të tjera ai tha se shumë artistë shqiptarë mund të depërtojnë në tregun botëror por problemi qëndron tek menaxherët e tyre

Hajriz Bajrami: Unë nuk dëgjoj vetëm këngë të huaja dëgjoj edhe shqiptare dhe shumë artistë kanë potencial mjaft të madh që mund të çajnë tregjet botërore por e gjitha ngelet tek kualiteti i menaxherit.

Pse duhej të prisnim kaq gjatë rikthimin e Erës?

Hajriz Bajrami: Rikthimi është me këngë shqip. Që në fillim të karrierës doja ta kisha Erën në menaxhim dhe shpresoj të kemi sukses. Kënga quhet ‘Bebe. Me Erën gjithmonë është interesante dhe mirë që të punosh. Era më ngre nervat se është shumë detajiste por kjo më pëlqen sepse më bën që të punoj më shumë. Unë e menaxhoj Erën prej 6 muajsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA