Lëshimi raketor i Kim Jong-un në stil ‘Tom Cruise’ ishte i inskenuar, ai para tij shpërtheu në ajër (foto-video)

30/03/2022 16:42

Lideri koreano-verior Kim Jong-un, amatori i stilit të aksionit “Tom Cruise” akuzohet nga perëndimi se ka inskenuar në një film lëshimin e fundit “raketës më të madhe ” ndonjëherë të Koresë së Veriut, ndërsa dhe një test i mëhershëm kishte shpërthyer, shkruante britanikja The Sun.

Korea e Veriut publikoi javën e kaluar videon e propagandës të frymëzuar nga filmi amerikan  Top Gun, duke pretenduar se kishte testuar me sukses raketën gjigante Hwasong-17  – e njohur ndryshe si “raketa monstër” nga analistët.

Në pamjet e ekzagjeruara  Kim shfaqej në xhaketë lëkure e syze dielli para armës kolosale, e cila u prezantuar fillimisht në tetor 2017 si e aftë për të goditur objektiva në të gjithë botën.

Por vëzhguesit ushtarakë thonë se në fakt lëshimi ishte një raketë më e vjetër balistike dhe jo Hwasong-17, si një tentativë për të shuar zhurmat negative për një lëshim të dështuar muajin e kaluar.


Zyrtarët nga Korea e Jugut dhe SHBA thonë se Hwasong-15 është testuar nga Korea e Veriut në nëntor 2017 para masës së ndalimit të raketave interkontinentale balistike.

Uashingtoni ende nuk ka folur publikisht për çështjen por zëdhënësi i Pentagon, John Kirby tha dje për gazetarët se testimi ende po analizohet.

Zhvillimi vjen pasi pas lëshimit Hwasong-17, zyrtarët në Seul e Uashington zbuluan papërputhshmëri në videon e kuruar të propagandës dhe në fotot e publikuara nga mediat koreano-veriore.

Ata thanë se hijet, moti dhe të tjerë faktorë sugjerojnë se pamjet ishin nga një tjetër test, ndoshta nga lëshimi i dështuar i 16 marsit.

“Zgjedhja e Hwasong-15, e cila është më e besueshme pas testit të suksesshëm të 2017, mund të ketë si qëllim shuarjen e zhurmave negative të regjimit pas dështimit të ngritjes së raketës më 16 mars”, thuhej në raportin e Seulit sipas Reuters.

Teste të tilla shtojnë reputacionin dhe statusin e vendit si një ‘qendër fuqie’ dhe rrjedhimisht përmirësojnë pozitat e saj në negocjatat me SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar, ku normalisht mbizotëron “frika nga më i rrezikshmi”.

Dështimi i mëparshëm bëri që Korea të provonte dhe ajo një “gënjeshtër të madhe” duke thënë se lëshimi i 24 marsit i ndoshta Hwasong-15 ishte një Hëasong-17 për të shmangur opinionet negative, thonë analistët.

Raketa e të enjtes fluturoi për 67.5 minuta në një rang prej 1,090km dhe lartësi mbi 6,200km, sipas mediave shtetërore.

FOTO GALERI
2/7
Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut, KCTV, shfaqte pamjet e lëshimit të së enjtes

Top Channel