Tifozët e Nigerisë kanë shokuar dje audiencat duke shkatërruar stadiumin e tyre pas humbjes së parë në 16 vjet të kualifikimit për në Kupën e Botës.
Pas një barazimi pa gola në ndeshjen e parë në Gana, Nigeria favorite pritej të mbyllte lehtësisht kualifikimin e saj para tifozëve vendas.
Por ishte Gana që mori kryesimin me një gol në minutën e 10-të me anë të mesfushorit të Arsenalit të Londrës, Thomas Partey.
Look at this goal by Thomas Partey, we have a Abuja 🇬🇭, but please it’s Partey not Party. #NGAGHA#BlackStars pic.twitter.com/paCO33aVj0
— #BBO Kas😎 (@AskMeKas) March 29, 2022
Gjuajtja e tij nga larg nuk u kap dot nga portieri Francis Uzoho.
Nigeria arriti të barazonte në pjesën e parë me golin e mbrojtësit të Watford-it të Londrës, William Troost-Ekong por me ndeshjen që përfundoi në barazim, Nigeria u kualifikua me avantazhin e golit në fushë kundërshtare.
Ajo shkon drejt finaleve të Katarit që zhvillohen më vonë këtë vit.
Por tifozët e zemëruar nigeriane shpërthyen në skena tërbimi pas fishkëllimës së fundit të arbitrit duke shkatërruar stola dhe objekte të impjantit, deri sa policia e shtuar në numër përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.
Më pas autoritetet u detyruan të vendosnin në mes të fushës edhe tifozët e Ganës për t’i mbrojtur, por edhe ata nuk u kursyen nga sulmet e vendasve.
Nigeria ishte kualifikuar më parë në kampionatet botërore të 2010, 2014 e 2018 por në të gjitha rastet ishin eliminuar në fazën e grupeve të kompeticionit.
Ndërsa Gana është kualifikuar për të luajtur në botërorët e viteve 2006, 2010 e 2014.
Top Channel