Kupa e Botës/ Gaz lotsjellës mes ‘mësymjes’ së tifozëve të Nigerisë pas humbjes së kualifikimit të parë në 16 vjet (foto-video)

30/03/2022 17:08

Tifozët e Nigerisë kanë shokuar dje audiencat duke shkatërruar stadiumin e tyre pas humbjes së parë në 16 vjet të kualifikimit për në Kupën e Botës.

Pas një barazimi pa gola në ndeshjen e parë në Gana, Nigeria favorite pritej të mbyllte lehtësisht kualifikimin e saj para tifozëve vendas.

Por ishte Gana që mori kryesimin me një gol në minutën e 10-të me anë të mesfushorit të Arsenalit të Londrës, Thomas Partey.


Gjuajtja e tij nga larg nuk u kap dot nga portieri Francis Uzoho.

Nigeria arriti të barazonte në pjesën e parë me golin e mbrojtësit të Watford-it të Londrës, William Troost-Ekong por me ndeshjen që përfundoi në barazim, Nigeria u kualifikua me avantazhin e golit në fushë kundërshtare.

Ajo shkon drejt finaleve të Katarit që zhvillohen më vonë këtë vit.

Por tifozët e zemëruar nigeriane shpërthyen në skena tërbimi pas fishkëllimës së fundit të arbitrit duke shkatërruar stola dhe objekte të impjantit, deri sa policia e shtuar në numër përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Më pas autoritetet u detyruan të vendosnin në mes të fushës edhe tifozët e Ganës për t’i mbrojtur, por edhe ata nuk u kursyen nga sulmet e vendasve.

Nigeria ishte kualifikuar më parë në kampionatet botërore të 2010, 2014 e 2018 por në të gjitha rastet ishin eliminuar në fazën e grupeve të kompeticionit.

Ndërsa Gana është kualifikuar për të luajtur në botërorët e viteve 2006, 2010 e 2014.

FOTO GALERI
2/6
Tifozët e zemëruar nigeriane shpërthyen në skena tërbimi pas fishkëllimës së fundit të arbitrit duke shkatërruar stola dhe objekte të impjantit

Top Channel