Champions/ Shtanget Interi, talenti gjermano-italian i jep leksion zikaltërve me tripletë në ‘San Siro’, disfatë edhe për Napolin

13/10/2026 22:57

Interi ka pësuar një humbje të rëndë përballë Club Brugge, në një ndeshje ku protagonisti absolut ishte Nicolò Tresoldi.

Talenti gjermano-italian ka realizuar tre gola, duke i shkaktuar një goditje të fortë skuadrës zikaltër.

Club Brugge kaloi në avantazh në minutën e 30-të me Tresoldin, por Lautaro Martínez riktheu baraspeshën në minutën e 44-t. Në pjesën e dytë, megjithatë, sulmuesi i belgëve goditi sërish, duke shënuar në minutat 63 dhe 74 për të kompletuar tripletën e tij. Ishte Lautaro ai që rihapi dhe njëherë sfidën me një gol në minutën e 81’, por Vermant vulosi tre pikët për belgët në të 87’, ndërsa goli i Bonyt në 93′ shërbeu vetëm për statistikë.

Kështu, Club Brugge ka marrë një fitore të madhe 3-4 në ‘San Siro’, ndërsa Interi largohet nga fusha me një rezultat zhgënjyes dhe shumë pikëpyetje për paraqitjen e skuadrës.

Nuk ka shkuar më mirë as për Napolin, që është mposhtur 3-1 nga Villarreal në transfertë, pas një ndeshjeje të luftuar dhe me përmbysje të shpejtë të rezultatit.

Skuadra italiane kaloi në avantazh në minutën e 8-të me Amir Rrahmanin, por vendasit reaguan menjëherë. Georges Mikautadze barazoi shifrat në minutën e 23-të, ndërsa Santiago Mouriño realizoi golin e përmbysjes vetëm tre minuta më vonë. Në minutën e 86’, ishte Oluwaseyi  që vulosi takimin për spanjollët.

Rezultatet përfundimtare:

Inter 3-4 Club Brugge

Lautaro Martinez 44’, 81’, Bony 90+3′ / Nicolò Tresoldi 30’, 63’, 74’, Vermant 87’

Villarreal 3-1 Napoli

Georges Mikautadze 23’ Santiago Mouriño 26’, Oluwaseyi 86’ / Amir Rrahmani 8’

Top Channel