Vrasës në uniforma ushtarake masakrojnë 20 spektatorë në duelin ilegal të gjelave në Meksikë (fotot)

29/03/2022 16:21

Njëzet njerëz janë vrarë kur vrasës profesionistë të karteleve të drogës kanë hapur zjarr pa diskriminim, në një event të fshehtë bastesh me duele gjelash.

Shtatëmbëdhjetë burra dhe tre gra u vranë në masakrën e përgjakshme  në qytezën e Las Tranjas në rajonin Michoacan,në veri të Meksikës.

Incidenti ndodhi pak pas orës 22.30  të së dielës kur grupi i dyshuar si anëtarë të karteleve rivale të drogës të veshur me uniforma ushtarake, hynë mes grumbullimit dhe hapën zjarr.

Katër civilë të tjerë u dërguan në spital me plagë plumbash teksa më shumë se 100 gëzhoja ishin gjetur përtokë nga autoritetet.

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador fajësonte bandat kriminale për vrasjet dhe u zotua për një hetim të plotë e të shpejtë.

“Ishte një masakër e një grupi ndaj një tjetri,” tha ai në konferencën e shtypit, teksa ushtria dhe Garda Kombëtare kishin ardhur në vendngjarje për të hetuar.

Ngjarja është e pazbardhur nga autoritetet por prej muajit të kaluar dhuna e bandave në Meksikë është rritur me ritme alarmuese duke u përhapur dhe në rezortet e famshme turistike të vendit si Cancun and Playa del Carmen.

Ekspertët thonë se lufta e territorit zhvillohet kryesisht mes karteleve të drogës Gulf dhe Jalisco Nueva Generation.

Karteli famëkeq Sinaloa i drejtuar më parë nga shefi i burgosur Joaquín “El Chapo” Guzmán, është gjithashtu aktiv në disa zona.

FOTO GALERI
3/5
Lufta e territorit zhvillohet kryesisht mes karteleve të drogës Gulf dhe Jalisco Nueva Generation.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA