Infermierja shpallet fajtore për vrasjen e gruas pas injeksionit me ilaçin e gabuar (fotot)

29/03/2022 17:28

Një ish-infermiere nga Tennessee në SHBA është shpallur fajtore për vrasjen aksidentale të një pacienteje të cilën e injektoi me një mjekim paralizues në vend të qetësuesit për të cilin kishte nevojë.

38 vjeçarja RaDonda Vaught u shpall fajtore për vrasje kriminale nga neglizhenca pas gjyqit tre-ditësh në Nashville që u ndoq nga afër prej mjekëve profesionistë, shkruan rrjeti vendas The Tennessean .

Vaught, ish-infermiere e qendrës Vanderbilt, ishte paditur në dhjetor 2017 për vdekjen e Charlene Murphey, të cilën e kishte injektuar me mjekimin e fortë paralizues ‘vecuronium’, në vend të dozës që qetësuesit të quajtur ‘Versed’.

Prokurorët thanë se ngatërresa e paqëllimshme e kishte lënë Murphey të paaftë për të marrë frymë. 75-vjeçarja kishte vdekur një ditë më vonë pasi injeksioni i shkaktoi ‘vdekje të trurit’.

Vaught e kishte pranuar gabimin e saj ndaj gruas që kishte ardhur në spital për një hematomë në kokë.

“Jam e lehtësuar që kjo pjesë e procesit është mbyllur, që kishte zgjatur për katër vjet e gjysmë në sistemin ligjor,” tha Vaught për gazetarët.

Prokurorët thonin se Vaught pa marrë parasysh paralajmërimet kishte marrë mjekimin e gabuar nga kabineti elektronik i ampulave edhe pse i kërkohej të kontrollonte emrin e ilaçit duke e shkruar atë.

Vaught dhe avokati i saj pretendonin se po bëheshin objekti kryesor i akuzave nga qendra Vanderbilt për të larguar prej saj përgjegjësinë.

“Dikush duhet të paguante, kështu që më takonte të isha unë, të gjithë e shikojnë këtë” tha e akuzuara.

Dënimi për Vaught do të jepet më 13 maj. Ajo përballet me deri në gjashtë vjet burgim për neglizhencë madhore në detyre, dhe një deri në dy vjet për akuzën e vrasjes kriminale nga neglizhenca.

FOTO GALERI
3/5
Nusja e djalit te viktimes duke deshmuar ne gjyq

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA