Megjithë zemërimin popullor, parlamenti në Gana ka kaluar sot ligjin e një takse të re të transaksioneve elektronike për të cilat qeveria thotë se ka nevojë.
Qeveria e presidentit Nana Akufo thotë se kjo do të ndihmojë me borxhin publik dhe problemet e papunësisë.
Por për shumë ganezë taksa është një tjetër barrë që ata duhet të durojnë teksa përballen me kosto të larta jetese prej krizes së çmimit të karburanteve.
Taksa elektronike prej 1.5 përqind te vlerës së transaksioneve, u miratua nga shumica në pushtet, megjithë largimin e opozitës nga salla.
“Populli e ka refuzuar qartësisht taksën dhe votuesit tanë na thanë ta refuzojmë. Përse atëherë presidenti po e vendos?”, pyeste Isac Adongo i opozitës NDC.
“Çfarë krimi kanë bërë ganezët që qeveria kërkon të përdorë xhepat e tyre si kolateral financiar?”, pyeste ai.
Top Channel