Del në gjyq kileni i akuzuar për vrasjen e rëndë të së dashurës japoneze në Francë (fotot)

29/03/2022 20:20

Ne pamje shihen skeçet ne hapjen e gjyqit sensacional të Nicolas Zepeda, kilenin e akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij Narumi Kurosaki në vitin 2016, në Besançon të Francës.

I akuzuari mohonte vrasjen e të dashurës Narumi Kurosaki e cila u zhduk në vitin 2016, në hetimin e vështirë që është shtrirë në tre kontinente.

Nëna dhe motra e viktimës ishin mes të pranishmëve në seancë.

“Dua të them se nuk kam vrarë Narumin, i mohoj akuzat me të gjithë fuqinë,” tha Zepeda në gjykatën franceze, duke folur spanjisht me një përkthyes.

Kurosaki, asokohe një studente e shkëlqyer me bursë, erdhi në qytetin e Besancon verën e 2016 për të mësuar gjuhën, dhe u zhduk më 4 dhjetor.

Ish-i dashuri i saj Zepeda, me të cilin ishte ndarë një vit më herët, ishte personi i fundit që e pa gjallë.

Prokurorët thonë se Zepeda nuk arriti të pranonte ndarjen e ciftit, prandaj kishte ardhur në Besancon për të vrarë Kurosaki dhe të hidhte trupin në zonën pyjore të Jura.
Deri tani ende asnjë gjurmë e trupit të Kurosaki nuk është gjetur.

Teksa udhëtuan nga Tokyo për të qenë prezente në gjyq, nëna dhe motra e vogël e Kurosaki shiheshin që mezi mbanin lotët.

Avokati i familjes tha se ato dëshirojnë të kthehen në shtëpi “me trupin e bijës së tyre” që të mbajnë zi dhe të bëjnë funeralin.

FOTO GALERI
2/4
Kurosaki ishte studente e shkëlqyer me bursë, erdhi në qytetin e Besancon verën e 2016 për të mësuar gjuhën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA