Sheiku i fiksuar pas makinave krijon Hummer dy-katësh 6.6 metra të lartë (fotot)

28/03/2022 16:43

Një sheik i fiksuar pas makinave ka krijuar një Hummer H1, funksional më të madh në botë, të kompletuar me shkallë, tualet e lavaman, si dhe me një hapësirë shikimi panoramik për të ftuarit, të ngritur në dy kate.

Mjeti gjigant mburret me lartësinë 6.6m, gjatësi prej 14m, gjerësi 6m, dhe është një makinë funksionale e drejtueshme.

I quajtur ndryshe Hummer H1 X3, kamioni monstruoz u porosit nga Sheikh Hamad Bin Hamdan Al Nahyan – i njohur ndryshe si Sheiku i Ylberit – miliarderi anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kryebashkiak i Abu-Dhabi.

Automjeti do të pranohet në Muzeumin Sharjah të automjeteve “jashtë rruge”, ku sheiku ka një numër prej 718 modele me të cilat ka fituar rekordin Guinness për koleksionin më të madh.

Anëtarë të publikut u habitën kur automjeti X3 drejtohej për në muzeum duke përdorur rrugët publike.

Një numër i madh punonjësish kishin dalë për të ndihmuar në manovrimet përgjatë autostradës ku ecte me një shpejtësi maksimale prej 30 km në orë.

I ndërtuar sipas modelit të blindës ushtarake amerikane LARC-LX , mjeti ka katër motorë, një për secilën rrotë.

Ambjentet e brendshme janë shpërndarë në dy kate, në të cilat ende po punohet, ku mes të tjerave gjendet një kuzhinë, dhomë gjumi dhe tualet.

FOTO GALERI
2/8
Hummer H1, funksional më të madh në botë, të kompletuar me shkallë, tualet e lavaman, si dhe me një hapësirë shikimi panoramik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA