Gazetarja Mirilda Tiri shpjegoi për “Shqipëria Live” hapat që ndjek Japonia për të pakësuar numrin e obezëve.
Mund të duket e çuditshme por në vitin 2016 në Japoni filloi qarkullimi i një lajmi i cili tregonte kufizimet që do të kishin personat obezë.
Ajo shpjegoi se nuk kishte një ligj të posaçëm i cili krijonte kufizime në lidhje me peshën, që do të thotë se ata nuk gjobiten nëse janë brenda disa rregullave.
“Nuk është ligj por është një kërkesë që u bëhet kompanive për të ruajtur shëndetin e punonjësve, pra e kanë pjesë të chek up-it ”, u shpreh gazetarja.
Punonjësit japonezë ruajnë shëndetin e tyre duke nisur që nga dieta, deri tek ecja në bazë të orëve që qëndrojnë ulur.
Shumë kompani në Japoni u ofrojnë punonjësve palestra dhe mundësi për t’u çlodhur.
Më pak se 30 % e popullsisë japoneze është obeze, këtu bëhet fjalë për personat që kanë tejkaluar limitet e përmasave të vendosura nga qeveria.
Një pjesë e vogël e japonezëve janë të prekur nga sëmundjet, ndryshe nga pjesa tjetër e botës.
Top Channel