E reja vret me thikë në gjoks të dashurin 22 vjeçar, të përshkruar si “të mrekullueshëm” nga miqtë e familjarët (fotot)

28/03/2022 21:40

Këto janë pamjet e një vajze të akuzuar se ka vrarë të dashurin e saj, baba të një fëmije, duke e goditur me thikë në gjoks në Britani.

22 vjecari Bradley Lewis, u dërgua me urgjencë në spital në Kingswood, të premten vonë pas një “incidenti shtëpiak”.

Por ai nuk mund të shpëtohej dhe u shpall i vdekur mëngjesin e ardhshëm.

Analizat ‘post mortem’ zbuluan se Bradley kishte vdekur nga një godisje e vetme me thikë në gjoks.

E dashura e tij, 23 vjeçarja Abigail White, është akuzuar për vrasjen e tij.

Ajo foli sot në gjykatën e Bristol vetëm për të konfirmuar emrin, datëlindjen dhe adresën, pas të cilave u dërgua në paraburgim.

Çifti raportohet se kishin fëmijë së bashku.

Familja e Bradley publikuan një homazh të ndjerë për djalin e tyre: “Djali ynë i mrekullueshëm Bradley, është marrë nga ne kaq herët.”

Autoritetet thanë se familjarët e viktimës po mbështeten psiklogjik nga zyrtarë me trajnim specifik, gjatë kohës që hetimet vazhdojnë për të zbardhur ngjarjen e rende te dhunes familjare.

FOTO GALERI
1/6
22 vjecari Bradley Lewis, u dërgua me urgjencë në spital në Kingswood, të premten vonë pas një "incidenti shtëpiak".

Top Channel