Një notare transgjinore në SHBA e quajtur Lia Thomas u bë e para fituese transgjinore e kompeticionit prestigjoz të universiteteve NCAA, mes fushatës së barazisë gjinore dhe diversitetit, për të cilën kritikët thone se po shkatërron fushën e sporteve të femrave me tipare trupore biologjikisht inferiore.
Opinionisti i njohur britanik Piers Morgan shkruante në të përditshmen “The Sun” se fushata e re e pabarazisë në emër të pranimit të diversitetit është një “padrejtësi groteske” që mund të shkatërrojnë sportin e femrave.
Ndërsa opinionistja e britanikes tjetër Daily Mail, Barbra McMahon pyeste sot se përse femrat “nuk mund të flasin hapur për çështjen”.
Imazhet e ‘notares’ 1.85 m të gjatë që bënte rivalet e saj të dukeshin si ‘xhuxhe’ në podium janë pasqyruar në të gjithë botën duke ndezur debate emocionale.
Kritikët pyesnin se si mund të jetë e drejtë që dikush që ka kaluar pubertetin si mashkull, duke gëzuar avantazhe të mëdha fizike ndaj femrave me të cilat garon, të mund të triumfojë në kurriz të tyre.
Transgjinorja para tranzicionit kishte konkurruar disa sezone si mashkull pa fituar asnjë trofe, dhe në fakt fitorja e fundit nuk u njoh nga guvernatori i Florida Ron DeSantis i cili shpalli fituese vajzën në vendin e dytë Emma Weyant.
Autorja e serialit Harry Potter, JK Rowling është lënë në errësirë nga mediat kur ngriti zërin për krimet seksuale të kryera nga gratë transgjinore ndaj femrave, si dhe kur foli kundër një vendimi të qeverisë britanike (më pas të anulluar) për deklarim të lirë të gjinisë së punonjësve.
Kritikët përmendnin gjithashtu lajmin e disa ditëve më parë nga BBC për një vrasje makabre në SHBA , ku një grua transgjinore 80-vjecare vrau dhe i preu kokën një tjetër gruaje në shtëpinë e saj, disa muaj pasi ishte liruar nga burgu për krime të ngjashme.
Top Channel