Avokatja e Trump: Ish-presidenti nuk mendon më për mbrojtje, do të padisë gënjeshtarët (fotot)

26/03/2022 21:27

Donald Trump të enjten paditi ish-rivalen e fushatës presidenciale të 2016 Hillary Clinton, dhe disa demokratë të tjerë për manipulim të fushatës duke pretenduar se ai kishte lidhje me Rusinë.

Tashmë avokatja e tij thotë se paditë do të vijojnë për vetë faktin se vërtetësia e tyre është provuar gjatë kohës që ka kaluar.

“Është e thjeshtë sepse shumica e padive janë provuar tashmë nga shumë hetime,” tha avokatja e ish-presidentit Alina Habba për rrjetin Newsmax.

“Nëse ata kërkonin ta rrëzonin ai do të luftojë, ditët e mbrojtjes kanë marrë fund. Ai nuk është një president në detyrë por është në fillim të hakmarrjes së tij për të gjithë mashtrimin e bashkëpunimit rus, lajmet e rreme dhe të gjithë të tjerët që tentonin t’i shkatërronin karrierën politike”.

Habba shtoi se për shumë kohë Trump kishte qenë vetëm duke pritur sulmet e të tjerëve, tani do të jetë e kundërta.

“Siç rezultuan gjërat, është bërë e qartë tashmë se gjithçka duhet të qartësohet tërësisht. Ai do të vazhdojë ta bëjë këtë me këdo që ka tentuar ta shkatërrojë”.

Habba shtoi se mediat janë bashkëfajtore për pranimin e narrativës demokrate duke tentuar të devijonin zgjedhjet me anë të gënjeshtrave.

“Mund të gënjesh deri në një farë mase dhe do të ishte mirë që mediat e majta të mbanin përgjegjësi për atë që kanë bërë ” shtoi ajo. “Ato po shkatërrojnë demokracinë. Kjo është një turp prandaj Donald Trump do ta luftojë.”

Paditë vijnë për një listë ankesash që ish-presidenti republikan ka përsëritur gjatë katër viteve në Shtëpinë e Bardhë, teksa vijon të thotë se zgjedhjet e 2020 u vodhën prej tij me manipulime të gjera.

“Duke vepruar në bashkëpunim, të akuzuarit komplotuan për krijimin e narrativës së rreme  se kandidati republikan Donald J. Trump, po bashkëpunonte me një shtet të huaj,” shkruante Trump në padinë federale në Florida.

Trump thotë se gjatë procesit të mbrojtjes nga manipulimet “është detyruar të shpenzojë $24,000,000 në kosto ligjore, mbrojtjeje apo shpenzime të lidhura me to.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA