Putin krahason veten me shkrimtaren e Harry Potter: Perëndimi kërkon të ‘fshijë’ Rusinë nga kujtesa (fotot)

25/03/2022 17:19

Vladimir Putin ka krahasuar sot portretizimin e Rusisë nga mediat perëndimore me atë që i është rezervuar shkrimtares së njohur britanike JK Rowling autore e serialit Harry Potter, që është lënë në errësirë mediatike pas komenteve të cilesuara si homofobike.

Në fjalimin e tij televiziv presidenti rus dënoi në një narrativë të gjatë atë që quante “diskriminim progresiv të gjithçkaje që ka të bëjë me Rusinë”.

Duke përfshirë disa objektiva si Hollywood, ente në SHBA e Japoni, ai akuzonte për “fshirje” të historisë dhe kontributit të ushtrisë sovjetike në luftën kundër nazizmit dhe Hitlerit, dhe përmendi bombardimin bërthamor nga SHBA të Hiroshima e Nagasaki në vitin 1945.

Ai tha: “Kështu që ata në mënyrë cinike, thjesht fshijnë të vërtetën. Kohët e fundit ata kanë fshirë Joanne Rowling, autoren e librave për fëmijë, me libra të publikuar në të gjithë botën, thjesht sepse nuk iu përgjigj kërkesave për ‘barazinë e gjinive’.

“Tani ata po përpiqen të fshijnë vendin tonë, e kam fjalën për diskriminimin progresiv të gjithçkaje që ka të bëjë me Rusinë, një tendencë që po shpalosen në një numër vendesh perëndimore”.

Rowling është gjetur nën kritikat lobit të fuqishëm LGBT pas disa komenteve kundër burrave trans-seksualë, ku ka sugjeruar se krimet seksuale të kryera nga femrat transseksuale tregojnë se “identiteti gjinor është një gënjeshtër”.

Kritikat kundër saj nisën kur një shkollë fillore hoqi emrin e saj për një nga seksionet, dhe disa producentë që refuzonin intervistat me të për përvjetorin e 20 të serialit Harry Potter.

Kjo nuk është hera e parë që Putin përmend atë në një debat, teksa në dhjetor ka thënë mbi cështjen: “Nëse dikush beson se një burrë e një grua janë e njëjta gjë, atëherë le ta mendojnë. Por gjërat kanë logjikë”.

Putin më tej krahasonte ‘kulturën e anullimit të historisë’ me djegiet e librave nga aktivistët nazistë në vitet 1930: “Është e pamundur të imagjinosh gjëra të tilla në vendin tonë dhe për këtë jemi të siguruar falë kulturës tonë”.

69-vjeçari dënonte distancimin publik dhe heshtjen e fakteve të librave dhe eventeve historike  që nuk përputheshin me stereotipet moderne, sado absurde të ishin ato.

Ai shtoi: “Kjo nuk ka nisur dje, ne e dimë shumë mirë, në Hollywood ata bëjnë filma sikur i vetmi vend që mundi nazistët ishte SHBA, pa thënë asgjë për Ushtrinë e Kuqe”.

“Dhe në Japoni nuk përmendet kurrë lëshimi i bombave në Hiroshima e Nagasaki, ose thonë se u krye nga disa aleatë abstraktë. Fakti që SHBA kreu një kasaphanë të tillë në fund të luftës as nuk përmendet”.

Por edhe autoritetet ruse janë akuzuar për fshehje të dokumenteve mbi krimet kundër njerëzimit të kryera nga sovjetikët.

Një histrian rus i njohur për zbulimin e vrasjeve masive politike të Stalinit, Yuri Dmitriyev, është dënuar me 13 vjet burg në 2020 me akuza pedofilie për të cilat shumë thonë se janë të fabrikuara, sipas Metro.co.uk.

FOTO GALERI
1/3
Rowling ka sugjeruar se krimet seksuale të kryera nga femrat transseksuale tregojnë se “identiteti gjinor është një gënjeshtër”.

Top Channel