Mijëra shoferë me familjet në Madrid demonstrojnë për rritjen e çmimeve (fotot)

25/03/2022 19:44

Disa mijëra demonstrues me jekelë ndriçues u mblodhën sot para ministrisë së transportit në Madrid kundër ngritjes së çmimeve të karburanteve.

Pas protestave të paprecedenta të kamionistëve qeveria spanjolle njoftoi një plan shperblimi prej 1 miliardë euro për reduktimin e çmimit.

Por protestuesit thonë se kjo nuk mjafton  pasi çmimi do të rritet përsëri dhe ulja prej vetem 20 cent nuk ndryshon asgjë.

Oferta e qeverisë ishte 0.20 euro kompensim për çdo litër karburant ose një pagesë e vetme 1,250-euro për çdo mjet, shkruan AFP.

“Shumica e kamionistëve kanë nevojë të punojnë dhe me këtë marreveshje ne po ua ofrojmë mundësinë”, tha ministrja e transporteve Raquel Sanchez pas bisedimeve me shoqatat.

Shoferët në Spanjë kanë bllokuar rrugë dhe porte prej 14 marsit për të rritur ndërgjegjësimin për çmimet e karburanteve.

Greva ka trazuar disa zinxhirë furnizimi dhe mangësi në ushqimet me jetëgjatësi të vogël si vezët dhe produktet e bulmetit.

Një prej grupeve sindikaliste e refuzoi tërësisht ofertën e qeverisë.

Protestues me flamurë spanjollë dhe rajonalë marshuan sot përgjatë bulevardit kryesor të Madridit, La Castellana, duke bllokuar trafikun.

FOTO GALERI
1/4
Mijëra demonstrues me jekelë ndriçues u mblodhën sot para ministrisë së transportit në Madrid kundër ngritjes së çmimeve të karburanteve.

Top Channel