Kriza energjetike dhe çmimet e larta, qeveria ul pritshmëritë për rritjen e ekonomike në 3.5%

25/03/2022 12:23

Kriza energjetike dhe ajo e çmimeve të rritura ka detyruar qeverinë të ulë pritshmëritë për rritjen ekonomike këtë vit në 3.5%, nga 4.2% që ishte parashikuar në buxhetin fillestar.

Akti Normativ për rishikimin e buxhetit 2022 është miratuar në Komisionin e Ekonomisë, ku qeveria me ndërhyrjen e parë që i bëri buxhetit rriti më tej shpenzimet dhe të ardhurat në masën 10 miliardë lekë.

Me ndryshimet e reja, rriten shpenzimet me 20 miliardë lekë për koston e energjisë elektrike duke e çuar totalin e tyre në 28 miliardë lekë, pasi 8 miliardë lekë ishin planifikuar që në fillim të vitit, ndërsa 6 miliardë lekë shkojnë për mbulimin e shpenzimeve të paketës sociale.

Këto shpenzime do të mbulohen rreth 16 miliardë lekë nga rialokimet e shkurtimet e fondeve të institucioneve, ndërsa pjesa e mbetur supozohet që do të mbulohet nga rritja e të ardhurave, veçanërisht nga tatimi mbi vlerën e shtuar ku qeveria pret të arkëtojë më shumë nga kjo taksë si pasojë e rritjes së çmimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA