E reja vdes gjatë ekskursionit ekstrem pasi konsumimit të ‘kërpudhave magjike’ (fotot)

25/03/2022 16:00

Grupe e shpëtimit gjetën trupin e 25-vjeçares Alisonstar Molaf nga New Jersey, në rezervatin Wallace River në Washington të dielën, pasi ishte ndarë nga partneri i ekskursionit te gjate naturor, me të cilin kishin konsumuar me heret kërpudha psikedelike, njoftuan autoritetet amerikane.

Autoritetet thanë se dyshja ishin ndarë gjatë ekskursionit në parkun malor pasi kishin konsumuar kërpudhat e fuqishme haluçinante.

“Besohet se dy eksursionistët ishin nën influencën e kërpudhave,” tha zyra lokale e sherifit për rrjetin NJ Advance Media. “Vdekja duket se ishte aksidentale.”

Ekskursionisti tjetër ishte në gjendje të mirë, megjithse bashkë me kolegen fatkeqe kishin nisur rrugëtimin prej të paktën tre orësh që konsiderohet shumë sfidues, sipas eksperteve te AllTrails.

“Për engjëllin tonë, kujtimet që ke lënë me familjen e miqtë do të kujtohen përgjithmonë”, shkruante një mik i familjes në faqen e ngritur për mbledhjen e donacioneve për funeralin e Molaf.

Kërpudhat magjike përmbajnë ingredientin aktiv natyral psilocibinë, i cili kohët ë fundit është dekriminalizuar si qetësues në disa shtete të SHBA.

Përdorimi i tij mund të shkaktojë mbidozë por shumë dëshmi kanë treguar sesi efektet e tij kanë ndihmuar në rehabilitim nga dëmtime apo paaftësi të konsiderueshme.

Kërpudhat magjike janë përdorur prej kohësh në Amerikën latine si substanca relaksimi dhe meditimi, me anë të haluçinacioneve dhe gjendjes së ndryshuar të ndërgjegjies që krijojnë.

FOTO GALERI
1/3
Grupe e shpëtimit gjetën trupin e 25-vjeçares Alisonstar Molaf nga New Jersey, në rezervatin Wallace River në Washington të dielën

Top Channel