Aristokratja problematike shtyn për vdekje mësuesen e moshuar të muzikës, tenton të fshehë gjurmët (fotot)

25/03/2022 18:09

Lauren Pazienza, 26-vjeçarja e akuzuar se ka shtyrë në mënyrë fatale një mësuese të moshuar zëri, përshkruhej nga shokët e shkollës si “telashe-sjellëse” pa ndjenja simpatie për të tjerët.

Aristokratja trashëgimtare e një dinastie përpunimi të mbetjeve ne New York, është akuzuar për vrasje nga pakujdesia më 10 mars, pas vdekjes se 87 vjeçares Barbara Maier Guster, ish-këngëtare e teatrit Broadway të cilën disa herë e kishte quajtur “kurvë” edhe pse ishte mesuesja e saj e zerit, sipas dëshmive.

Avokati i saj mbrojtës Arthur Aidala, pretendonte se të shtysh dikë në trotuar nuk është njëlloj si të shtysh dikë nga humnera ose të shtysh dikë para një treni në ardhje, teksa argumentonte se gjykatësi i Manhattan, Alvin Bragg’s po tregohej shumë i ashpër me klienten e tij.

Por në dëshmi kanë ardhur ish-shokë klase të Pazienza që kanë krijuar një panoramë të zymtë të sjelljes së aristokrates, e cila tashmë punon me një kompani franceze mobiljesh.

Një prej shoqeve të saj të klasës tha për  Daily Mail: “Ajo që më nervozoi është se avokati i saj tha se është një person i mirë dhe moral, që në fakt nuk është. E njoh shumë mirë atë prej shkollës dhe sillte vetëm telashe”.

Ish-mikesha shtonte më tej: “Ajo është tamam përfaqësuese e një fëmije të bardhë të privilegjuar. Nuk ka njohur asnjëherë pasoja në jetën e saj sepse prindërit e nxirrnin nga çdo telash, e megjithatë ajo i quante ‘budallenj e primitivë’”.

Pazienza kishte shkuar në shtëpinë e prindërve të saj pas sulmit të paprovokuar ndaj mësueses së muzikës dhe kishte bërë “çdo përpjekje për të shmangur pasojat” — duke përfshirë fshirjen e faqes së internetit apo rrjetet sociale, tha prokuroria.

Pazienza ishte dorëzuar në polici dy ditë pas ngjarjes.

Ish-shoqet e saj të klasës thanë për Daily Mail se Pazienza “nuk kishte simpati” dhe gjithmonë u fliste njerëzve në mënyrë përçmuese, siç ndodhte me njerëzit e shëndoshë apo me ata që nuk dëgjonin.

Një tjeter burim tha për mediat se Pazienza ishte “manipuluese me të fejuarin e saj” Naveen Pereira.

“Ai ishte i rezervuar e i dashur dhe dukej i zemëruar me të kur e takoja unë, dukej sikur kishte frikë nga ajo. Ajo ishte një person shumë manipulues”, tha burimi për mediat.

Pazienza del në gjyq të premten.

FOTO GALERI
2/11
Avokati i saj mbrojtës Arthur Aidala, pretendonte se të shtysh dikë në trotuar nuk është njëlloj si të shtysh dikë nga humnera

Top Channel