Trump padit Hillary Clinton për teorinë e ‘bashkëpunimit rus’ në fushatën 2016 (fotot)

24/03/2022 20:57

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur sot padi federale kundër Hillary Clinton dhe Komitetit Kombëtar Demokrat amerikan për shpifjen e “komplotit të pamendueshëm” që e lidhnin atë me “ndërhyrjen ruse” në fushatën presidenciale të vitit 2016.

Padia e ngritur në gjykatën e Florida, akuzon edhe të tjerë në grupin e fushatës së Clinton për fshehje të fakteve dhe mbrojtje të ish-sekretares së shtetit nga komploti.

Në padi thuhet: “Para zgjedhjeve presidenciale 2016, Hillary Clinton dhe bashkëpunëtorët e saj orkestruan komplotin e pamendueshëm që ka shokuar ndërgjegjiet dhe është një ofendim për kombin tone”.

“Në bashkëpunbim me njëri-tjetrin të akuzuarit thurrën një narrativë të rreme duke supozuar se kundërshtari i tyre republikan Donald J. Trump, po bashkëpunonte me një sovraniteet të huaj armik”.

“Veprimet e mëtejshme të skemës së tyre false çuan në abuzim me organet e ruajtjes së rendit dhe me burimet kombëtare të të dhënave delikate, duke krijuar një situatë agjitacioni dhe subversioni që dhe skandali i Watergate do të dukej i zbehtë nëse merrej si krahasim.”

Padia e Trump shton se konspiracioni ishte “ideuar, kooordinuar dhe realizuar nga zyrtarët më të lartë të fushatës së Clinton, përfshi dhe vetë kandidaten.”

Trump është akuzuar shpesh nga demokratët dhe fushata e Clinton për konspiracion me Rusinë në fushatën e 2016, që ishte dhe objekti i një procedure të dështuar për largimin e tij nga posti kur ishte president i vendit.

Në vitin 2019, këshilltari Robert Mueller publikoi një raport të gjatë mbi çështjen ku përcaktohej se Rusia nuk kishte tentuar të ndërhynte në zgjedhje dhe se nuk kishte prova për përfshirje të Trump në veprime të tilla.

FOTO GALERI
3/3
Trump është akuzuar shpesh nga demokratët dhe fushata e Clinton për konspiracion me Rusinë në fushatën e 2016

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA