Dentisti arrestohet për vrasjen e të dashurës modele me mbidozë anestetikësh (fotot)

24/03/2022 21:44

Një dentist nga Maryland, SHBA është akuzuar për vrasjen e të dashurës se re ish-paciente, duke i dhënë një dozë fatale anestetikësh në formë intravenoze.

48 vjeçari James Ryan, kirurg oral në Germantown, akuzohet për vrasjen e 25-vjeçares Sarah Davis, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Clarksburg më 26 janar, raporton rrjeti vendas  WBAL-TV .

Ai përballet gjithashtu me akuza te pakujdesisë dhe zotërimit të substancave të kontrolluara me qëllim shpërndarjen e tyre për përdorim individual.

Policia gjeti flakonë të anestetikëve të fuqishëm që krijojnë varësi si propofol, ketaminë, diazepam e midazolam në shtëpinë e Ryan, tha dje kreu i policisë së Montgomery, Marcus Jones.

Ata kishin gjetur gjithashtu age hipodermike, shiringa dhe shtrënguese krahu.

“Shihet nuk ishin tipi i mjekimit që shpërndahen normlisht në farmaci por përdoren në mjedise klinike ose kirurgjike”, shtoi Jones sipas Washington Post .

Mënyra e vdekjes së Harris u etiketua si “e papërcaktuar” nga mjeku ligjor, si dhe intoksikim nga   ketamine e diazepam.

Hetuesit zbuluan gjithahtu mesazhe të shumta mes Ryan e Harris që tregonin se vajza i kërkonte mjekut droga të ndryshme nga klinika e tij. Dentisti përgjigjej se ‘do t’i gjente për të’.

“Dr. Ryan jepte gjithashtu udhëzime sesi mund të përforcoheshin efektet e disa prej drogave që i jepte,” shtonte Jones sipas rrjetit  WTOP .

Ai përmendte gjithashtu se do të dillte nga klinika lëngje saline, shiringa apo serume të varura për administrimin e drogave apo reperimin nga efektet e tyre, shtonte zyrtari.

Jones shtoi se Harris i kishte dhënë viktimës anestetikun ketamine, teksa ajo ishte në gjumë.

E reja ishte një ish-paciente e Ryan dhe kishte nisur të punonte me të si ndihmëse në klinikën  Evolution Oral Surgery, duke u bërë më pas e dashura.

Harris përshkruhej nga e përditshmja  Daily Mail si një aspirante për modele që kishte konkuruar në kompeticionin e bukurisë  Miss Maryland Petite në mars 2021.

Dokumemtet tregonin se mes mesazheve të zbuluara nga damiljarët e viktimës ishte dhe një ku në 14 nëntor 2021, shkruhej, “Mund të marrësh dhe ca propofol e ketamine, të lutem?”

Ryan ishte përgjigjur, “OK.”

Harris ishte përgjigjur, “Falemnderit i dashur ,” por më pas shtonte, “më fal, më duhen edhe ca shiringa .”

Kreu i policisë Jones, shtonte se familjarët e Harris kishin vërejtur ndryshimet e saj fizike dhe faktin se nuk dukej më e shëndetshme.

“Në një prej rasteve ata e kishin gjetur në një gjendje të ndryshuar ndërgjegjieje dhe se krahët i kishte të mbushura me shpime gjilpërash dhe gërvishtje,” shkruan rrjeti Bethesda Magazine.

Autoritetet thanë se nga bisedat e tyre kuptohej se vajza kishte pësuar nje tjeter mbidozë në dhjetor, por nuk u gjetën prova për këtë në thirrjet e emergjencës.

Në përgjigje të pyetjes nëse vdekja e Harris mund të ishte një “vetëvrasje e asistuar”, zyrtarët thanë se nuk kishin gjetur prova për këtë.

Jones shtonte: “Më shqetëson fakti se ai bëri këtë me pacienten dhe ne arritëm ta zbulonim, por kjo mund të mos jetë viktima e tij e vetme”.

I pyetur nëse Ryan po bashkëpunonte me hetuesit, Jones shtoi: “Nuk mund të them se është tërësisht i hapur për bashkëpunim, por nuk duket i surprizuar nga akuzat”.

Autoritetet nuk kanë thënë nese vetë Ryan përdorte drogat ilegale, por një nga avokatët e tij tha se ka marrë trajtim për varësi dhe çështje të shëndetit mendor.

Hetimet vijojnë.

FOTO GALERI
1/7
Sarah Davis u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Clarksburg më 26 janar

Top Channel