
Presidenti i SHBA Joe Biden është pyetur nëse ai ka parë ndonjë shenjë veprimi, ose mungesë veprimi nga ana e Kinës në luftën e Rusisë.
Biden tha se ia ka bërë të qartë presidentit të Kinës pasojat e nëse do të ndihmonte Rusinë.
Ai tha se Kina do t’i vendoste marrëdhëniet e tyre ekonomike me Evropën dhe SHBA-në në rrezik të madh nëse do përfshihej në krahun e Rusisë.
Biden: Me presidentin e Kinës, patëm bisedime një javë më parë dhe ja bëra të qartë që ai të kuptojë pasojat nëse mbështet Rusinë.Nuk e kërcënova, por ia bëra të qarta pasojat. Kina do t’i vendoste marrëdhëniet e tyre ekonomike me Evropën dhe SHBA-në në rrezik të madh nëse do përfshihej në krahun e Rusisë. Kina e kupton që e ardhmja ekonomike do i kushtojë nëse mbështet Rusinë.
Top Channel