“6 muaj luftë”/ Abilekaj: Përçarja ka shkaktuar plagë të madhe në PD, s’dihet kur shërohet

24/03/2022 21:51

Enton Abilekaj, i ftuar në Open bëri analizën e tij lidhur me situatën brenda PD-së.

Ai tha se ndasia brenda partisë, ka shkaktuar një plagë të madhe në PD, që nuk dihet kur do shërohet. Ka qenë një 6 muaj luftë, që ka krijuar përçarje të madhe.

“Ka një 6 mujor që u hodhën akuza e urrejtje, u sakrifikuan histori njerëzish personale. Duke e ditur që një ditë mund të kthehet, duke marrë parasysh Foltoren, se ndjehej në padrejtësi. Ata kishin më pak mjete për të sulmuar partinë. Kjo do shkaktojë një plagë në PD që nuk dihet kur do shërohet.

Nuk duhet të ketë dy grupe pune, por vetëm një, me një fushatë pajtimi, që plaga të shërohet. Kjo luftë që është nxitur, është reflektuar dhe në bazë.

Rezultati tregoi që, pavarësisht se këto zgjedhje nuk ishin të rëndësishme, shumica në atë parti ishte jashtë logos, dhe për këtë duhej të futej brënda. Pas leximit të 6 marsit, jemi në këtë fazë. Nuk mund të kemi përmbysje të gjithçkaje, se do kemi një PD të shkatërruar,” tha Abilekaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA