Sondazhi Kanada: Sanksionet ndaj Rusisë për luftën mbështeten kryesisht nga të vaksinuarit (fotot)

23/03/2022 16:59

Një sondazh i kryer së fundmi në Kanada sugjeron se të pavaksinuarit kanë opinione të ndryshme për konfliktin Rusi-Ukrainë nga narrativa kryesore e Perëndimit.

Sondazhi i agjencisë EKOS tregonte se kanadezët që kishin marrë disa doza të vaksinës Covid-19 shprehnin shumë më tepër mbështetje për masat agresive anti-Ruse në lidhje me konfliktin në vijim në Ukrainë.

Sondazh i kryer nga 9 deri në 13 mars mblidhte përgjigjet nga një grup prej 1035 kanadezësh.

Më shumë se 80% e të vaksinuarve të anketuar mbështesnin shtimin e sanksioneve dhe sekuestrimin e aseteve të qytetarëve rusë me lidhje me Putin, mbështesnin reduktimin e dërgesave të naftës ruse dhe dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë.

Më shumë se gjysma e tyre ishin dakord me dërgimin e avionëve gjuajtës për Ukrianën dhe 30% e po këtyre besonin se Kanadaja duhet të dërgonte forca ushtarake në Ukrainë.

82% e të vaksinuarve besonin se Kanadaja duhet të ashpërsonte sanksionet ndaj Moksës edhe nëse kjo do të thoshte rritje e çmimeve dhe ulje e rritjes ekonomike në vend.

Ndërsa mes ta pavaksinuarve të anketuar 52% thonin se nuk mbështesin masat anti-ruse të përmendura dhe 75% refuzonin të bartnin barrën e rrijtes së çmimeve për arsye të konfliktit.

88% e të vaksinuarve thjonn se shtypja e rusisht-folësve në rajonin lindor të Donbass nuk i justifikon veprimet e Moskës në Ukrainë.

Ndërsa 26% e të pavaksinuarve thonin se veprimet ruse në Ukrainë janë të justifikuara, 27% thonin se nuk janë të kustifikuara, dhe 35% ishin të pavendosur.

Kreu i EKOS Frank Graves tha se rezultatet e sondazhin ishin “alarmuese”, duke sugjeruar se refuzuesit e vaksinave ishin “shumë më dashamirës ndaj Rusisë” dhe se kjo tregonte efektin gërryes të dezinformacionit.

 “Ka një forcë djallëzore që po kontribuon në polarizim e dezinformim, dhe nuk duhet se largohet, gjërat po përkeqësohen”, tha Graves siç raporton e përditshmja vendase “Toronto Star”.

 

FOTO GALERI
1/3
Një dondazh i kryer së fundmi në Kanada sugjeron se të pavaksinuarit kanë opinione të ndryshme për konfliktin Rusi-Ukrainë

Top Channel