Christian Panuci ishte trajneri që pasoi Gianni De Biazin në krye të kombëtares së Shqipërisë, megjithatë 48-vjeçari, nuk ia doli të linte gjurmë po aq sa bashkëkombasi i tij.
Eksperienca e Panucit te kuqezinjtë nuk zgjati më shumë se dy vite teksa u shkarkua pas rezultateve të dobta.
Së fundmi, Panuci është rikthyer të flasë për aventurën në Shqipëri teksa për Marca-n, italiani thekson se nuk ishte e lehtë të merrje drejtimin e Shqipërisë pas asaj që kishte arritur De Biazi në Europian.
“Para dy viteve isha trajner i Shqipërisë, ndërsa tashmë po shijoj jetën, por kam dëshirë të rikthehem sërish në krye të një skuadre për të ushtruar profesionin e trajnerit. Si ishte eksperienca me Shqipërinë? E bukur, por është një vend pak i vështirë megjithatë çdo eksperiencë të mëson shumë.
Ia kalova mirë, por rezultatet nuk ishin aq të mira. Të merrje drejtimin e Shqipërisë në atë periudhë ishte një nga detyrat më të vështira sepse ata vinin pas pjesëmarrjes në Europian që për Shqipërinë ishte hera e parë”, u shpreh Panuci.
Top Channel