Ministri i Financave të Britanisë së Madhe Rishi Sunak njoftoi të mërkurën një ulje të taksave prej 6 miliardë paund (7.9 miliardë dollarë) për punëtorët, si dhe uli taksën e karburantit dhe sinjalizoi një reduktim të ardhshëm të tatimit mbi të ardhurat.
Ai po ashtu kërkoi të lehtësonte rritjen e çmimeve të jetesës që është më e larta në histori.
Megjithatë, paketa e prezantuar nuk ka gjasa të mbështesë plotësisht britanikët në vështirësi nga një rritje e inflacionit që pritet në vijim.
Çmimet tashmë po rriten me ritmin më të shpejtë në tre dekada, dhe kostot e mëtejshme do të rriten muajin e ardhshëm.
Sunak tha se konflikti në Ukrainë përbën një rrezik për rimëkëmbjen ekonomike pasi Banka e Anglisë uli parashikimin e rritjes për vitin 2022 në 3.8%, nga një vlerësim i mëparshëm prej 6%.
Ndër pikat e tjera të paketës Sunak renditi edhe Dyfishimin në 1 miliard paund të një program grantesh për britanikët në vështirësi, ndërsa premtoi uljen e taksave për investimet e biznesit në vjeshtë
Top Channel