Një vajzë 17-muajshe është vrarë nga qeni në shtëpinë e saj në Britani.
Bella-Rae Birch vdiq dje nga plagët e sulmit në shtëpinë e saj në qytezën britanike St Helens.
Familja e saj tha se e vogla do t’i mungojë shumë dhe falenderuan komunitetin për mbështetjen.
Policia tha se familja kishte blerë qenin vetëm një javë më parë.
Kafsha ishte vrarë nga oficerët, të cilët shtuan se do të kryhen testime për të parë nëse qeni në dukje ‘pit-bull’ ishte një kryqëzim ilegal racash.
Policia tha se do të përpipqen të identifikojnë pronarët e mëparshëm të qenit.
Sulmi i rëndë ndodhinë shtëpinë e familjes në Blackbrook, St Helens.
Një nga fqinjët që dha emrin Jordan, tha se kishte gjetur prindërit e fëmijës “në gjendje histerike”.
“Ne sapo erdhëm me makinë dhe dëgjuam ulërima. Unë vrapova për të ndihmuar dhe tentova t’i jap ndihmën e shpejtë fëmijës derisa erdhën shërbimet paramjekësore. Nuk e kisha parë qenin, u fokusova të ndihmoja beben”.
Një tjetër fqinj që erdhi për të ndihmuar tha: “Prindërit ishin të kushtuar ndaj fëmijëve, kjo është shumë shqetësuese.
Joanne Matthews tha se kishte parë ambulancën jashtë shtëpisë dhe më pas shumë policë.
“Pashë që nxorrën jashtë qenin. Nuk e di çfarë race ishte por nga prapa dukej si ‘bull terrier’ ose ‘pit bull’,” tha ajo.
Matthews shtonte se vajza ishte “një fëmijë e mrekullueshme”.
“Përshëndeteshim me familjen, ishin gjithmonë të sjellshëm”, shtoi ajo.
Një tjetër fqinje që nuk donte të emërohej tha se gjeti zonën të mbushur me policë.
“Nëna ishte përpara shtëpisë duke qarë. Ishte histerike,” tha ajo.
“Këtu është zakonisht një vend i qetë familjar dhe kur shikon diçka të tillë është shqetësuese”.
Policia tha se po qëndron në shtëpinë e tragjedisë dhe se po vijon hetimet dhe marrjen e dëshmive.
Top Channel