Momentet dramatike kur ukrainasit sprapsin kamionët rusë ‘Z’ duke protestuar: Shkoni në shtëpi! (Video)

22/03/2022 15:55

Në pamje shihen momentet kur ukrainas të guximshëm detyrojnë kamionët ushtarakë rusë të shenjuar me ‘Z’ të largohen, gjatë protestës kundër pushtimit.

Pamjet dramatike vijnë nga protesta në qytetin e pushtuar Kherson ku banorët brohorasin “Shkoni në shtëpi!” ndaj dy mjeteve ushtarake

Shumë nga protestuesit shihen me flamurë ukrainas.

Pas konfrontimit dy kamionët shihet që sprapsen nga zona teksa dhjetra cvivilë avancojnë drejt tyre.

Pamjet u shpërndanë nga ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili shkruante: “Ukrainasit në Kerson protestojnë ndaj pushtuesve rusë, paqësisht e pa u trembur.

“Ata detyruan dy kamionët rusë të tërhiqen me presionin e tyre paqësor”.

Të tjera raportime thonin se një numër protestuesish ishin arrestuar dhe rrahur gjatë incidentit.

Qyteti i Kherson ishte nga të parët që u mor në kontrollin e Rusisë në fillim të muajit.

FOTO GALERI
1/3
Pamjet dramatike vijnë nga protesta në qytetin e pushtuar Kherson

Top Channel