Familjarët e një studenteje të gjetur të vdekur në rezidencën e universitetit të saj në Londër thanë sot se shpresojnë që “të vijë një ditë kur gratë dhe vajzat të jenë të sigurta”.
Sabita Thanwani, studente në City University u gjet e vdekur në apartamentin e saj në konviktin e Clerkenwell në qendër të Londrës, mbrëmjen e të shtunës.
Në një deklaratë për policinë, prindërit e quanin 19-vjeçaren “një engjëll që nuk shihte të keqe te askush”.
22 vjecari Maher Maaroufe, i cili kishte qenë në një lidhje me të, u arrestua po atë ditë i dyshuar për vrasje dhe mbetet në paraburgim.
Familja shkruante në dekalratën e saj: “Sabita Thanwani ishte bija jonë, jeta e së cilës u nderpre kaq shpejt. Ajo u rrëmbye nga të dashurit e saj, nga nëna, babai, vëllai gjyshërit e familjarët”.
Zonujusha Thanwani u gjet me plagë të rënda në qafë dhe megjithë përpjekjet e shërbimeve të emergjencës, u shpall e vdekur në vendngjarje.
Maaroufe, tunizian pa adresë të saktë, i cili nuk ishte student i universitetit, është arrestuar.
Familjarët shtonin në deklaratën e tyre:
“Falenderojmë policinë për punën e tyre të palodhur për të bërë drejtësi për Sabita. Falenderojmë të gjithë për mbështetjen dhe kërkojnë të respketohet privatësia që të mbajmë zi në qetësi”.
Top Channel