Bujku nga Campobasso i Italisë Michele Ricci punon tokën shqiptare duke e mbjellë me grurë,misër e foragjere për kafshët.
Në një terren të vështirë e në toka djerre prej 30 vjetësh, bujku italian po i shton sipërfaqet e mbjella në vitin e dytë të aktivitetit në shqipëri. ai po merr me qira dhe tokat e banorëve në fshatin Kropisht të Vlorës. Sipas tij nëse tokat shqiptare punohen e mbillen me grurë nuk do të ndjenim krizën e luftës në Ukrainë
“Këtë vit në Shqipëri është mbjellë grurë 10 herë më shumë se vitin e kaluar dhe meqë këtu nuk ka struktura për mirëmbajtje e magazinim do shitet në vendet fqinjë Itali e më tej. Në Shqipëri nuk ka një treg të mirëfilltë. Vitin e kaluar çmimi ka qene 35-50 euro këtë vit thuhet, se nuk e di sa i vërtetë do jetë, që shkon në 70-80 euro për kuintalë. në Itali është nga 55 në 60 euro”, thotë Michele Riçi.
Mikele si fillim kishte 100 hektarë tokë me qira. Këtë vit ka shtuar dhe 50 hektarë
“Problemi tjetër janë nitrati e ureja, plehrat e azotuara që vijnë nga Rusia. Dua t’i jap një mesazh të gjithë shqiptarëve që duan të ikin: këtu mund të jetosh dhe të kesh të ardhme. Këtu akoma arrin të ushqehesh e të jetosh. Në qytete të mëdha europiane ç’do hash? tulla? Atje edhe diellin e blen kur del”, thotë ai.
Nga dhjetori deri në qershor kur korret gruri, Mikele jeton vetëm në Vranisht të Vlorës, në fshatin e bashkëshortes me të cilën ka dy djem në Itali.
Top Channel