Vatra e parë e zjarrit në pyjet e Kukësit është aktivizuar për këtë vit, ndonëse temperaturat janë të ulëta.

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar paraditen e kësaj të hëne në pyllin e fshatit Shtanë, Njësia Administrative Malzi Kukës.

Zjarri u shfaq në zonën e quajtur Shtanë një sipërfaqe pyjore më dush dhe dëllinjë. Ndërkohë Bashkia e Kukësit ka angazhuar 8 efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë ndërsa Shërbimi Pyjor 3 efektivë zjarrfikës.

Po punohet për të bërë të mundur shuarjen dhe izolimin e zjarrit që ka rënë në një sipërfaqe të madhe prej 8-10 hektarë me përshkrim.

Për shkak të terrenit mjaft të thyer malor, grupet e punës ecin në këmbë ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit është i vështirë pasi favorizohet nga erërat e forta që përhapin flakët.

Shuarja po bëhet me lopata dhe pompa shpine pasi makina zjarrfikëse e ka të pamundur futjen në mal.

Kujtojmë se gushtin e vitit të kaluar u shkrumbuan qindra hektarë pyje e kullota.

Ndërkohë për shuarjen e zjarrit ekipit të zjarrfikëses i janë bashkuar edhe banor të zonës për të ndihmuar në izolimin e vatrës së zjarrit.

Sipas informacioneve zyrtare mësohet se forcat e policisë janë në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e shkaqeve që çuan në ndezjen e zjarrit në pyllin e fshatit Shtanë njësia Malzi.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA