Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA në Shqipëri dhe vende të zakonshme Ashtu siç kishin paralajmëruar që të martën, protestuesit tentuan të mbledhin forcat për protestën e së shtunës poshtë zyrës së kryeministrit.
Një grumbullim i parë në sheshin Skënderbej, më pas një ecje në bulevard dhe ndalesa e zakonshme poshtë zyrës së Edi Ramës.
Megjithëse në numra modeste, pjesëmarrësit ishin të bindur se kishin dalë, pasi i shohin masat e marra nga qeveria si të pamjaftueshme.
Protesta kishte edhe mysafirë nga politika. Se paku, nuk kishte ndarje, në PD, LSI apo “Shtëpi Lirie”.
Ne kryeministrinë e blinduar qëndronin dhe efektivet e policisë që me vete mbanin dhe maskat kundragaz. Por as numrat dhe as qëllimet e protestuesve nuk u dukën agresive.
Qëllimi i protestuesve është qëndrimi në shesh për 24 orë, përshkallëzim ky i protestës në mungesë të reagimit nga ana e qeverisë.
Disa u larguan ndërsa orët në vijim do të tregojnë se sa prej tyre do të qëndrojnë. Por moti i mirë, zgjatja e ditës dhe fundjava e gjatë e pushimeve e ofruar të premten nga qeveria, nuk premtojnë optimizëm për numrat e protestës, edhe nëse ajo vazhdon.
Kryeministri Edi Rama ndërsa bisedonte me fermerë në Durrës, u përpoq pa sukses të fshihte qetësinë e tij ndaj protestës modeste, të shtunën ndaj qeverisë.
Një batute ironike, qe dukej sikur thoshte: shihemi pas festës së hashures.
Top Channel