‘Natyra në të gjithë lavdinë e saj’; leitmotiv i kompeticionit fotografik prestigjoz të Gjermanisë (fotot)

19/03/2022 15:29

Më poshtë do të shihni disa nga fotot më të ngrohta dhe më zemërthyese të kapura nga bota e eger në planetin tonë.

Dhe megjithse fokusi ishte në botën natyrale dhe botën e kafshëve, shumë mund të shihen gjithashtu si shumë nejrëzore, shkruan britnaikja Daily Mail.

Imazhet janë fitueset e kopeticionit të përvitshëm Glanzlichter të fotografisë së natyrës që u zgjodhën nga mijëra konkurentë nga vende të ndryshme.

Këtë vit organizatorët morën më shumë se 17,000 aplikime nga të cilat duhet të zgjidhnin vetëm dhjetë.

E tillë ishte dhelpra leshtore arktike që sapo mbaron ushqimin e saj, trumcaku në dritaren e pevicës apo një këlysh luani i uritur me fytyrën e larë në gjak nga preja.

Imazhet do të përfshihen në një kalendar që do të publikohet më 2 maj dhe do të prexzanrthen nënjë turne në Itali e Gjermani për tre vitet e ardhshme.

Mes tyre jane foto e italianit Marco Gaiotti të dhelprës së vogël arktike në Norvegji.

Duke qëndruar në temperatura prej -35C, kafsha bukuroshe qëndron e mbledhur në një shtresë akulli e dëbore.

Klani i arinjve polare qe kerkojne ushqim mes kufomave

Fotografi polak Tomasz Szpila djell foton e këlyshit të luanit në Okavango Delta, Botswana. Szpila pritime durim gjahun e dy luaneshave femra që vranë një këlysh bisoni për të dhënë të hanin të vegjëlit.

Në kategorinë Momente të Natyrës fotorafi izraelit Amit Eshel pikasi familjen e arinjve polarë mbi një kullë kockash të vjetra në Alaska.

Një nga imazhet më intensive të vitit, është elefanti që sulmon për të shkelur një mjet transporti në Sri Lanka para se drejtuesi i saj i guximshëm (i parë në sfond) të ngjitet në mjet për ta larguar në një vend të sigurtë.

Fotografi gjerman Thorsten Hanewald sjell nënën gjirafë që lëpin këlyshin e saj disa çadte pasi bënë hapat e parë në rezervatin natyror në Kenia.

Spanjolli Oscar Diez soli shpërthimin vullkanik të prillit 2021 në Acatenango, Guatemala.

FOTO GALERI
1/10
Kategoria Bota e Gjitarëve vjen me foton e italianit Marco Gaiotti të dhelprës së vogël arktike në Norvegji. Duke qëndruar në temperatura prej -35C, kafsha bukuroshe qëndron e mbledhur në një shtresë akulli e dëbore.

Top Channel