Momentet kur trajneri stërvitës kap gruan duke ‘e tradhtuar’ dhe nxjerr burrin nga makina për ta rrahur (fotot)

19/03/2022 17:05

Në imazhe shihen momentet e rënda kur një stërvitës personal zbulon se gruaja tij po e tradhtonte me të pastrehë të cilin tenton ta nxjerrë barbarisht nga makina për ta rrahur.

Por gruaja e tij është një kristiane e devotshme dhe u tha miqve se kishte marrë “një mesazh nga Zoti” për të ndihmuar të pastrehun.

Incidenti ndodhi brenda shkollës fillore Jardim Roriz, në Planaltina, Brazil mëngjesin e 10 marsit.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin se Eduardo Alves kishte parë makinën e parkuar dhe dalloi bashkëshorten e tij me një burrë tjetër brenda.

Ai shihet menjëherë që tërbohet nga inati dhe nis të godasë xhamin, para se të hapë derën e makinës dhe të futet i tërbuar brenda.

Në pamje shihet burri tjetër që del nga makina dhe Eduardo nis ta ndjekë. Aie sjell përsëri pranë makinës dhe nis ta rrahë.

Gruaja e Eduardos shihet që qëndron e trembur përtokë pranë makinës.

Por mediat vendase thonin se gruaja dhe motra e saj kishin dalë të mëngjes për të ndihmuar burrin që flinte jashtë.

Ndërsa Eduardo nuk po arrinte të kontaktonte me të shoqen para se të shihte makinën në parking, ku do të gjente më pas skenat “shokuese”.

Gjatë marrjes në pyetje në polici Eduardo tha se besonte se po shihte një rast përdhunimi, por u informua nga marrëdhënia e gruas së tij me burrin në makinë ishte një ndihmë konsensuale.

Gruaja tregoi në polici se pëlqente të ndihmonte njerëzit në nevojë që njihte në kishën që frekuentonte.

Ndërsa më herët i kishte thënë një shoqeje se kshte marrë “një mesazh nga Zoti për të ndihmuar burrin e pastrehë”.

Ky i fundit u dërgua në spital me plagë të kehta dhe një sy të nxirë pas rrahjes.

Policia civile e Brazilit tha se vijon të hetojë rastin që së shpejti do të dalë në gjykatë.

FOTO GALERI
1/8
Eduardo Alves besonte se kapi gruan duke e tradhtuar me nje të pastrehë

Top Channel