Ish-gruaja e Roman Abramovich, e fshehur në Londër teksa trembet për pasurinë $500mln nga sekuestrimet e luftës (fotot)

19/03/2022 16:38

Ish-gruaja e oligarkut të sanksionuar ruso-britanik Roman Abramovich raportohej sot nga mediat se fshihet në një prej vilave të saj në Londër, e tmerruar nga sanksionet e mundshme për pasurinë e saj më shumë se 500milionë paundë, sipas raportimeve të një ish-rojeje trupore, për të përditshmen vendase The Sun.

Ish-ushtaraku që ka kaluar vite duke udhëtuar me të, thotë se Irina Abramovich, tani “jeton në frikë” prej kërcënimit të sanksioneve ndaj stilit të saj ekstravagant të jetesës.

55-vjeçarja ka lindur pesë fëmijë me Roman, deri para divorcit të tyre në vitin 2007.

Abramovich i janë sekuestruar ndërkohë asetet në Britani, duke përfshirë një super-jaht disa qindra milionë paundë që ishte parë së fundmi në detin Mesdhe.

Irina nuk raportohet të jetë vënë nën presion deri tani për paratë e përfituara nga ish-bashkëshorti.

Ish-roja i sigurisë që kërkoi të mos emërohej, tha se gruaja ish-stjuardesë e Abramovich bën pazat në dyqanet më ekskluzive, prej pasurisë së vet dhe asaj të ardhur prej të shoqit: “Ajo është klientja nr. 1 e Harrods, blen veshje firmato me tonelata, është si njëfarë Imelda Marcos e Londrës”, tha ai duke iu referuar qendrave të luksit në Londër.

“Tani nuk di kujt t’i drejtohet dhe beson se ditët e bukura në Londër kanë marrë fund”, shton  bodyguard-i.

FOTO GALERI
3/5
55-vjeçarja ka lindur pesë fëmijë me Roman, deri para divorcit të tyre në vitin 2007.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA